18 raste të reja me koronavirus në Kosovë

 
18 persona kanë rezultuar pozitiv me koronavirus, nga 2 mijë e 198 testime të kryera. Kështu ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë(MSH), sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 23 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157 mijë e 106.
MSH ka bërë të ditur se në total numri i rasteve aktive është 510./21Media

Back to top button