“Me atë çfarë po ndodh në Ukrainë, po hyjmë në një fazë të re të rendit botëror”
Faton Abdullahu, zëdhënës i Partisë Demokratike të Kosovës, në emisionin Click të RTV21, ka thënë se lufta në Ukrainë ka ndikim në aspektin gjeopolitik me dimensione ndërkombëtare.
Tutje, Abdullahu ka thënë se po hyjmë në një fazë të re të rendit botëror.
“Me atë çfarë po ndodh në Ukrainë, me sulmin që ka bërë federata ruse në Ukrainë, po hyjmë në një fazë të re të rendit botëror”, ka thënë Abdullahu.
Rusia ka nisur pushtimin e paprovokuar të Ukrainës më 24 shkurt. Perëndimi e ka dënuar ashpër pushtimin dhe ka vendosur një varg sanksionesh të rënda kundër Rusisë./21Media