Marigona dhe Robin Krasniqi po bëhen prindër

Modelja Marigona Krasniqi dhe boksieri Robin Krasniqi po bëhen prindër për herë të parë, shkruan rtv21.tv
Lajmin e ka konfirmuar sonte bukuroshja kosovare, e cila ka publikuar edhe një imazh të bukur.
Lajmin se po pret fëmijë, Marigona e ka bërë në ditëlindjen e bashkëshortit. Ajo përmes një postimi në instagram e ka uruar Robinin për ditëlindje dhe ka shprehur fjalët më të mira për të.
“Unë jam shumë mirënjohës për të gjitha momentet befasuese që kemi ndarë së bashku. Uroj që të vazhdoni të ndani gjithmonë me mua momente kaq të bukura.”, ka shkruar ajo ndër të tjera.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by @officialmarigonakrasniqi


Kujtojmë që, Marigona Krasniqi dhe Robin Krasniqi janë fejuar në janar të këtij viti, ndërsa para dy javësh janë kurorëzuar në Gjermani./21Media

 

View this post on Instagram

 

A post shared by @officialmarigonakrasniqi

Back to top button