Tetë persona janë lënduar në aksidentin në magjistralen Ferizaj-Kaçanik

Tetë persona janë lënduar në një aksident që ka ndodhur sonte rreth orës 22:11 në rrugën magjistrale Ferizaj-Kaçanik. Në aksident janë përfshirë dy vetura.
Të lënduarit janë dërguar për trajtim në QKMF-në e Kaçanikut, ndërsa disa janë dërguar për trajtim në spitalin e Ferizajt.
Rastin për rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.
“Rreth orës 22:11 në rrugën magjistrale Freizaj – Kaçanik në hyrje të autostradës në Kaçanik ka ndodhur një aksident trafiku në mes dy automjeteve të udhëtareve me targa vendore. Të lënduar janë 8 persona, disa janë trajtuar në Kaçanik e disa janë përcjell më pas për Ferizaj”, ka njoftuar Veseli./21Media

Back to top button