Me elektroshok në aeroport

 

Një kosovar vendosi të largohet nga Kosova përmes aeroportit “Adem Jashar”. Me vete kishte një valixhe, por gjatë kontrollit u zbulua se në të kishte një armë.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 09:00 në Aeroportin e Prishtinës.

“Gjatë kontrollit tek valixhet në nisje te Aeroportit, pronë e të dyshuarit mashkull kosovar është gjetur dhe konfiskuar një elektroshok”, ka konfirmuar policia.

Në konsultim me prokurorin kujdestar i dyshuari është liruar dhe rasti procedohet në procedurë të rregullt./21Media

Back to top button