Kaloni te përmbajtja kryesore

Kroacia sërish goditet nga tërmeti

 

Në mëngjesin e sotëm, Petrinja e Kroacisë u godit edhe nga një tërmet, me magnitudë 4.2 shkallë të Rihterit.

Tërmeti u regjistrua në orën 07:49, konfirmoi Shërbimi Sizmologjik i Kroacisë.

Dridhjet u ndjenë në një zonë më të gjerë të vendit, përfshirë edhe Slloveninë.

Më 29 dhjetor, Kroacia është goditur nga një tërmet shkatërrues, me fuqi prej 6.3 shkallësh të Rihterit.

Shtatë persona kanë vdekur, dhjetëra janë plagosur dhe dëmet materiale janë të mëdha.

Që atëherë, Kroacia regjistron çdo ditë tërmete më të vogla./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button