Arrestohet mashtruesi i vizave

 

Është arrestuar një person i dyshuar pasi që i njëjti në vitin 2017 nga të katër persona kishte marrë nga 1.500 euro duke ju premtuar se do t’iu rregullojë viza pune për në Gjermani. Por, nuk ndodhi si iu premtoi.

Sipas policisë, i dyshuari është arrestuar të shtunën rreth orës 20:40.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me urdhër të së cilit pas intervistimit i dyshuari dërgohet në ndalim policor për 48 orë.

Rasti vazhdon të hetohet./21Media

Back to top button