“Më jep 10 mijë euro ose të vrava”, ekstradohet nga Italia 36-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar

Behar Aliaj, 36-vjeç, i cili ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, është ekstraduar ditën e sotme nga Italia drejt Shqipërisë.
Interpol Tirana, ka bërë të ditur se arrestimi i tij është bërë i mundur në bashkëpunim me Interpol Roma/Itali.
‘Ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, me vendimin e datës 24.05.2018 i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, është bërë e ditur në njoftim.
Më  24 Mars të vitit 2017, në vendin e quajtur “Sheq i Madh”, Fier, Behar Aliaj dyshohet se ka shtrënguar me anë të kanosjes ose dhunës, shtetasin E. B., duke e kërcënuar se do ta vriste, nëse ai nuk do t’i jepte brenda dy muajve, shumën 10.000 euro./oranews

Back to top button