Me kë do të bashkëpunojë Bardhi këtë herë?

Bardhi nuk ka të ndalur! Sërish vjen në një tjetër bashkëpunim.
Reperi, Bardhyl Idrizi, i njohur për publikun si Bardhi do të vijë në bashkëpunim me dyshen e famshme, Eaz dhe Xen.
Lajmin e ka bërë të ditur së fundmi menaxheri i tij, Jetmir Agaj përmes një InstaStory, ku ka treguar se kjo këngë do të jetë njëra nga këngët që do të përmbajë albumi i Bardhit.

Ndryshe, Bardhi së fundmi ka paralajmëruar edhe një tjetër bashkëpunim, me artistin, Azet.
Duhet theksuar se Bardhi ka qenë shumë aktiv këtë verë përsa i përket projekteve muzikore. Ndërkaq, projekti i fundit nga Bardhi është ”Emanuela”, të cilin artisti e ka sjellur një javë më parë në bashkëpunim me artisten Alketa./21Media

 
 

Back to top button