Me kërkesë të prokurorisë, hiqet autobusi që përfundoi në Lanë

Është zhvendosur nga lumi i Lanës autobusi i Unazës që u aksidentua më 30 prill.
Që prej datës kur u aksidentua autobusi i Bashkisë së Tiranës që funksiononte në linjën e kryeqytetit qëndronte aty.
Për largimin e autobusit është përdorur një mjet i posaçëm. Autobusi do të dërgohet pranë policisë rrugore ku do ti nënshtrohet një akti teknik, shkruan ora news.
Ishte prokuroria ajo e cila ka kërkuar heqjen e mjetit nga lumi Lana me arsyetimin që policia rrugore dhe ekspertët do të kryejnë një eksperiment autoteknik pasi ka dyshime që autobusi ka pësuar difekt në momentin që shoferi ka dashur të ndalet në stacionin i cili ndodhet pranë zonës ku ka rënë autobusi.
Ende nuk dihet nëse pas përfundimit të këtij eksperimenti auto teknik, i cili do të bëhet nga ekspertët e policisë rrugore, nëse do të khehet në vendin ku është menduar dhe pozicionuar tabela që tregon se aty ka një instalacion.
Në aksidentin e datës 30 prill mbetën të plagosur pesë persona nga të cilët tre në autobus dhe dy në automjetin që u godit prej mjetit të transportit publik./21Media

Back to top button