Policia zhvillon aksion për bixhozin e paligjshëm

Policia mbrëmë ka realizuar kontroll në një lokal në Vushtrri dhe Skenderaj për realizimin e skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm.
Në lidhje me rastin janë arrestuar dy persona, A.Rr. 32 vjeçar është arrestuar në Vushtrri, ndërsa F.H., 33 vjeçar është arrestuar në Skenderaj.
Gjatë kontrollit, në lokalin në Vushtrri janë gjetur 6 aparate të lojërave të fatit, 2 monitorë, dhe një shtëpizë kompjuteri.
Ndërsa në Skenderaj janë gjetur 4 aparate të lojërave të fatit, 1 lap-top, 1 hard disk, 1 monitor, 3 UPS dhe një TV.
Të gjitha gjësendet e gjetura, janë konfiskuar dhe do të procedohen si prova materiale në procedurën e mëtejme.
”Lidhur me veprimet e ndërmarra dhe pajisjet e gjetura është njoftuar prokurori i shtetit, ku pas procedurës së intervistimit, ndaj të dyshuarve është iniciuar rasti për veprën penale ”Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm” ndërsa me urdhër të prokurorit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë./21Media

Back to top button