Policia jep detaje për aksidentin me katër të vdekur

Katër persona kanë vdekur mbrëmë si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në aksin rrugor Ferizaj-Shtime.
Policia e Kosovës sot ka dhënë detaje shtesë se si ka ardhur deri te aksidenti, duke theksuar se në aksident janë përfshirë tri automjete me targa vendore.
Sipas Policisë, deri te aksidenti dyshohet se ka ardhur kur drejtuesi i njërës nga veturat për arsye deri më tani të pa njohura, humb kontrollin mbi veturë dhe godet dy veturat tjera të cilat ishin duke lëvizur në drejtim të kundërt.

Lëndime trupore nga ky aksident kanë pësuar edhe dy persona të tjerë të cilët janë dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm.

“Ka ndodhur aksident trafiku në mes të tri veturave me targa vendore, deri te aksidenti dyshohet se ka ardhur kur drejtuesi i njërës nga veturat për arsye deri më tani të pa njohura, humb kontrollin mbi veturë dhe godet dy veturat tjera të cilat ishin duke lëvizur në drejtim të kundërt. Nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes është konstatuar se tre viktima meshkuj kosovarë janë pa shenja jete, ndërsa tre të lënduar tjerë janë dërguar në emergjencën e Ferizajt, ku më pas ka ndërruar jetë edhe viktima e katërt mashkull kosovar ndërsa dy të lënduarit e tjerë janë dërguar në QKUK Prishtinë për tretman të mëtutjeshëm mjekësor. Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori i shtetit”, thuhet në raportin e sotëm të policisë./21Media

Back to top button