Më në fund, babai i Britney Spears heq dorë nga kujdestaria mbi këngëtaren

Jamie Spears, babai i këngëtares së njohur Britney Spears, ka heq dorë nga kujdestaria mbi vajzën e tij.
Avokati i këngëtares tha se kjo është një fitore e madhe për Britney dhe një hap tutje drejtësisë.
Karriera e artistës ishte në duart e babait të saj që nga viti 2008, ndërkohë që e njëjta në korrik nënshkroi një peticion për të ndaluar kontrollin e babait të saj mbi pasurinë e saj dhe kishte bërë të ditur se nuk do të ngjitet në skenë as edhe një herë më, për sa kohë që ai ka kujdestarinë mbi të.
Gjithçka erdhi deri këtu si pasojë e asaj që në vitin 2008, u hodhën dyshime mbi shëndetin mendor të këngëtarës.
Kështu që, Gjykata i dha kujdestarinë mbi të bijën, të ardhurat e saj dhe gjithçka tjetër rreth artistës do ishte nën kontrollin e Jamie.
Muaj më parë, Britney shtroi akuza të rënda drejt babait të saj, madje ajo tha se kishte konsumuar drogë dhe ishte ngjitur në skenë pa dëshiren e saj.
Akuza të cilat u mohuan kategorikisht nga babai i së njëjtës./21Media

Back to top button