Më shumë bashkëpunim tregtar midis komuniteteve

Ambasadori në Graçanicë e Partesh

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Philip Kosnett sot ka vizituar Komunën e Graçanicës dhe Parteshit ku u takua me kryetarët e komunave, Dragan Popoviç dhe Sërxhan Petkoviq si dhe me përfaqësueset e Asociacionit të Grave në Biznes, një iniciativë multi-etnike që mbështetet nga USAID-i.

“Kosova ka nevojë për më shumë bashkëpunim tregtar midis komuniteteve për të ndërtuar një të ardhme të begatë për të gjithë”, ka shkruar Kosnett në llogarinë e tij “Twitter”.

Më 28 mars, gjatë vizitës në këtë komunë, ambasadori Kosnett kishte bërë thirrje për vazhdimin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Back to top button