Kaloni te përmbajtja kryesore

Më shumë se 100 teste pozitive në një fluturim

Gjithsej 125 pasagjerë që mbërritën në qytetin verior të Indisë, Amritsar, me një fluturim nga Italia, kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.
Ata do të vendosen në izolim, thanë zyrtarët shëndetësorë.
Të infektuarit ishin në mesin e 179 pasagjerëve në fluturimin nga Milano që u ul në Amritsar të mërkurën pasdite, përcjell rtv21.tv
India raportoi më shumë se 90 mijë raste të reja me COVID-19 të enjten – një rritje gati gjashtëfish që nga java e kaluar, që ekspertët thonë se është nxitur nga varianti Omicron.
Vendi regjistroi 325 vdekje në 24 orët, por vetëm një ka qenë e lidhur me Omicron, thanë zyrtarët.
Raportet thanë se fëmijët dhe foshnjat që udhëtonin në aeroplan ishin të përjashtuar nga testimi për COVID-19./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button