Kosova humb shpresat për kualifikim në Evropianin e hendbollit

Kosova i ka humbur të gjitha gjasat për t’u kualifikuar në Kampionatin Evropian të hendbollit që zhvillohet vitin e ardhshëm.

Dardanët” kanë pësuar disfatën e dytë radhazi nga Bosnja e Hercegovina duke u mposhtur me rezultat 25:18.

Lufta e madhe në mbrojtje nuk mjaftoi për të fituar pikë, ndërkohë që pati shumë gabime në fazën e sulmit nga Kosova.

Në eliminatoret për Euro 2024 Kosova i luan edhe dy ndeshje, në shtëpi me Malin e Zi dhe në udhëtim me Slloveninë.

Back to top button