Qytetari e dorëzoi në polici portofolin e gjetur

Një qytetar e gjeti një portofol me para dhe dokumente dje në Ferizaj, të cilin e dorëzoi në polici.
“Me datë 06.02.2022 , rreth orë 18:50 një qytetar nga Ferizaj, Agron Bakolli i moshës 49 vjeçar ka gjetur një portofol me para dhe dokumente të humbura në rrugën ‘’Ramdan Rexhepi’’  në  Ferizaj.  Ai menjëherë e ka njoftuar policinë dhe portofolin e gjetur e ka dorëzuar në stacionin policor në Ferizaj.”, informoi policia.
Portofoli i përkiste qytetarit me inicialet M.S (M/K), i moshës 37 vjeçar nga Ferizaj. Siç informoi policia, pas procedurave të verifikimit të pronarit, në prani të policisë, pronarit iu kthyen paratë  1860 euro, letërnjoftimi dhe patent shoferi i RKS-së.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj e falënderoi qytetarin Agron Bakolli për gjestin human dhe shembullor me rastin e dorëzimit të portofolit të gjetur në stacionin e policisë./21Media

Back to top button