Mediat serbe raportojnë për të plagosur, Vuçiqi niset për Rashkë

Mediat serbe raportojnë se disa qytetarë serbë janë lënduar sot ku kundërshtuan një aksion të Policisë së Kosovës kundër kontrabandës së mallrave.
Ndërkohë siç raporton b92, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është nisur drejt Rashkës, qytet në kufi me Kosovën, për të takuar serbët e veriut, transmeton rtv21.tv.
Sipas Policisë së Kosovës pas përfundimit të aksionit ka njoftuar se 6 zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime trupore.
Situata është e qetë, por serbët po vazhdojnë me bllokim të rrugëve./21Media

Back to top button