Mediumi zviceran pyet: A mund të dënohet Xhaka?

Përballja midis Zvicrës dhe Serbisë në kuadër të Kupës së Botës u mbyll me fitore prej 3-2 për Zvicrën.
As kjo ndeshje nuk u mbyll tërësisht e qetë.
Tifozët e po ashtu edhe lojtarët serbë provokuan futbollistët shqiptarë, veçanërisht Granit Xhakën.
Mediumi zviceran, SRF ka parashtruar një pyetje! A mund të dënohet Xhaka pas paraqitjes së fundit të tij?
Pas 65 minutash lojë, kur Aleksandar Mitroviçit nuk iu dha penallti, Xhaka u provokua nga një luftë fjalësh prej tij, e cila për një moment nuk ishte serioze.
Në konferencën për media, Xhaka shpjegoi se “ishte një lojë me shumë emocione”.
“Emocionet janë pjesë e futbollit për mua. Në përgjithësi ishte mjaft e drejtë. Ne donim të fokusoheshim në futboll. Ne arritëm të hidhnim hapin e parë. Jemi shumë krenar”, ka thënë Xhaka.
Ndërkohë që, trajneri i Zvicrës, Murat Yakin mbrojti kapitenin e ekipit zviceran, yllin shqiptar, Xhakën.
“Pashë një Granit i cili ishte tërësisht i fokusuar te futbolli dhe tregoi një paraqitje të fortë. Pashë lojtarët serbë që kaluan vijën.. ato ishin emocione normale. Një lojë e tillë nuk mund të jetë pa emocione. Por, nuk e di çfarë saktësisht ka ndodhur”, u shpreh Yakin.
Eksperti, Beni Huggel shpreson që gjesti mos të ketë pasoja për Granitin.
“Ishte një skenë e panevojshme. Emocionet janë të kuptueshme, nuk duhet ta gjykoni moralisht.. kjo mund të ndodh. Nëse ka pasoja për të dhe ekipin, atëherë kjo është marrëzi. Nuk është ende e qartë nëse FIFA do të nis hetime”, tha ai./21Media

Back to top button