Osmani përfaqëson Kosovën në Samitin BE-Ballkani Perëndimor

Koordinimi më i mirë në prag të Samitit BE- Ballkai Përendimor që do do të mbahet në Tiranë më 6 dhjetor ishte qëllimi i takimit të Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani me ambasadorin e BE-së në Kosovë, Tomáš Szunyog.
Siç bëhet e ditur në njoftimin për media nga Presidenca në u vlerësua fakti që për herë të parë, ky Samit do të mbahet pikërisht në Ballkanin Perëndimor, duke konfirmuar gatishmërinë e vendeve të BE-së për një angazhim më të madh drejt bashkëpunimit dhe partneritetit me vendet.
“Palët diskutuan po ashtu për deklaratën, e cila pritet të miratohet nga pjesëmarrësit në Samit.Me këtë rast, Ambasadori Szunyog dorëzoi kopjen fizike të ftesës nga Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel për Presidenten Osmani, e cila do ta përfaqësoj Kosovën në Samitin BE – Ballkani Perëndimor.”, thuhet në njoftim./21Media

Back to top button