Medvedev: Perëndimi ka plan për të shkatërruar Rusinë

Një nga aleatët më të afërt të presidentit Vladimir Putin pretendon se lufta e Rusisë në Ukrainë po “arrit paqen sipas kushteve tona”.
Ish-presidenti rus Dmitry Medvedev që tani shërben si nënkryetar i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, tha për median ruse TASS se Rusia do t’i arrijë qëllimet e saj në konfliktin në Ukrainë me kushtet e veta.
Ai paralajmëron se Perëndimi ka një plan afatgjatë për të shkatërruar Rusinë, përcjell rtv21.tv
Medvedev pretendon se lufta e vitit 2008 në Gjeorgji, zgjerimi i aleancës ushtarake të NATO-s drejt perëndimit dhe lufta në Ukrainë janë pjesë e një përpjekjeje të Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të saj për të shkatërruar Rusinë.
“Qëllimi është i njëjtë: të shkatërrohet Rusia”, thotë ai./21Media

Back to top button