Mefail Bajqinovci: Edhe qytetarët e Veriut do të futen në pagesën e rrymës

 
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, sonte në emisionin “Click” të RTV21, ka thënë se edhe qytetarët në veri të Kosovës do të futen në pagesën e energjisë elektrike.
“Do të hartohet një plan dhe besoj që edhe veriu do të futet në pagesën e rrymës”, ka thënë Bajqinovci.
Ai tutje ka thënë se brenda një kohe të shkurtër do të bëhet një plan dhe një marrëveshje, lidhur me pagesat e rrymës në veri të vendit./21Media

Back to top button