Mehaj: BE po përkëdhel Serbinë pavarësisht qasjes destruktive

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka thënë se Serbia po përkëdhelet nga BE-ja pavarësisht qasjes destruktive të saj dhe derisa Beogradi zyrtar vazhdon të mbetet zgjatim i Rusisë në Ballkan dhe BE-ja vazhdon të mbetet pa qëndrim të qartë ndaj saj, epilogu i procesit të dialogut Kosovë-Serbi do të mbetet i paqartë.
Ai në një postim të gjatë në Facebook ka shkruar se Serbia me politikën e saj hegjemoniste të udhëhequr nga krimineli Sllobodan Millosheviq, shkaktoi vuajtje, vdekje e shkatërrime në Slloveni, Kroaci, Bosnje e Kosovë, më të mëdhatë dhe më të tmerrshmet që nga Lufta e Dytë Botërore.
“Serbia është ajo që e përkrah Rusinë në luftën kundër Ukrainës dhe pavarësisht kësaj vazhdon të mbetet zgjatim i Rusisë në Ballkan, dhe para këtij fakti BE vazhdon të flirtojë, pa qëndrim të qartë ndaj Serbisë, epilogu i procesit të dialogut Kosovë-Serbi do të mbetet i paqartë”, ka shkruar Mehaj./21Media

Back to top button