Mehaj: Do të rrugëtojmë krah për krah me partnerët tanë e sidomos me SHBA-të

Njohja e ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë do t’i kontribuonte paqes ka thënë Ministri i Mbrojtjes, Armend Meha në një bisede që pati me gjeneralin amerikan Wesley Clark.

Mehaj tutje ka shtuar se Kosova do të rrugëtoj krah për krah me partnerët tanë e sidomos me SHBA-të si aleat i pazëvendësueshëm.

“Në vazhdën e kosnultimeve dhe këshillimeve të vazhdueshme, sot kishim një bisedë me mikun dhe aleatin më të madh të Republikës së Kosovës, Gjeneral Wesley Clark. Diskutuam lidhur me situatën e tanishme dhe uljen e tensioneve. Ne do të rrugëtojmë krah për krah me partnerët tanë e sidomos me SHBA-të si aleat i pazëvendësueshëm. Njohja e ndërsjellë mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë është ajo që do t’i kontribuonte paqes. Rruga jonë mbetet ajo drejt NATO-së dhe BE-së”, ka shkruar Mehaj në Facebook./21Media

Back to top button