Sulm fizik në Kllokot, shkak borxhi mes të dyshuarve

Në komunën e Kllokotit ka ndodhur një sulm fizik, nga hetimet e para të Policisë dyshohet se deri te incidenti ka ardhur si pasojë e një borxhi në mes tyre.

Policia ka njoftuar se gjatë kontrollit në veturën e të dyshuarit është gjetur një armë, pushkë gjuetie e cila është konfiskuar nga Policia e Kosovës. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku i dyshuari është shoqëruar në stacionin policor në Kllokot për intervistim në bazë të procedurave ligjore.

Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që ndaj të dyshuarit të ngritët kallëzim penal për veprat penale ,,Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’ dhe “Sulm fizik” dhe rasti do të procedohet në prokurorinë themelore.

“Drejtoria rajonale e policisë Gjilan, policia e Kosovës nga stacioni policor Kllokot me datën08.06.2023, kanë pranuar një informatë lidhur me një rast “Sulëm fizik” që ka ndodhë në Kllokot. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku i dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar në stacionin policor në Kllokot ai është intervistuar në bazë të procedurave ligjore. Nga hetimet e para dyshohet se deri te incidenti të ketë ardhë për shkak të një borgji në mes tyre. Gjatë kontrollit në veturën e të dyshuarit është gjete një armë pushkë gjuetie e cila është konfiskuar nga ana e Policisë së Kosovës. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që ndaj të dyshuarit të ngritët kallëzim penal për veprat penale ,,Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’ dhe “Sulëm fizik” dhe rasti do të procedohet në prokurorinë themelore”, thuhet në komunikatën e dërguar për media./21Media

Back to top button