Kaloni te përmbajtja kryesore

Vërshimet në Pejë, vdiq një fëmijë, dy persona tjerë në intensivë

(Lajm i përditësuar)


Mehaj: FSK në gjendje gatishmërie për të reaguar në Pejë pas vërshimeve

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka reaguar pas situatës së krijuar në Pejë si pasoj e vërshimeve.

Mehaj në Facebook ka shkruar se FSK-ja është në gjendje gatishmërie për të reaguar.

”Me shqetësim të madh jemi duke përcjellur gjendjen e rëndë pas vërshimeve ne komunën e Pejës. Ne jemi në gjendje gatishmërie për të rearguar me njësitë tona të Forcës së Sigurisë së Kosovës, për këtë jemi në pritje të përgjigjes nga Komuna e Pejës. Lutemi që kjo gjendje të kaloj me sa më pak pasoja”, ka shkruar Mehaj në Facebook.

Vërshimet në Pejë, vdiq një fëmijë, dy persona tjerë në intensivë

Drejtori mjekësor në Spitalin e Pejës, Besnik Ibraj për rtv21.tv ka konfirmuar se fëmija i vdekur si pasojë e vërshimeve është i moshës 5 vjeçare. Tutje Ibraj ka treguar se dy persona tjerë janë në intensivë duke u trajtuar.

Ibraj ka theksuar se shtabi emergjent vazhdon të jetë në teren.

 


Vërshimet në pejë, vdiq një fëmijë

Një fëmijë dyshohet se ka vdekur si pasojë e vërshimeve në Pejë.

Rastin për rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Peja mbrëmjen e së shtunës është përballur me vërshime të mëdha, ku i tërë qyteti është bllokuar nga uji pas reshjeve të dendura të shiut/21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button