Mehaj ia prezanton SHBA-së nevojat për furnizim me armatime

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj në takimin me Zëvendës Sekretaren e Mbrojtjes për Politika në kuadër të Departamentit të Mbrojtjes të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Sasha Baker shprehu nevojat e FSK-së sa i përket furnizimit me armatime.
“si dhe gatishmërinë që si shtet e ushtri kemi për të bashkëpunuar në çdo nivel, ngase zhvillimi i brendshëm por edhe stabiliteti i gjithmbarshëm i shteteve varet nga shkalla e bashkëpunimit”, njoftoi Mehaj përmes një postimi në rrjetet sociale.
Siç bëri të ditur ministri Mehaj me Baker biseduan edhe për progresin e FSK-së, rolin e Republikës së Kosovës në ruajtjen e stabilitetit në Ballkanin Perëndimor dhe qëndrimin e qeverisë në situatën aktuale gjeopolitke, luftën në Ukrainë.
“Për të cilat çështje zonja Baker shprehu vlerësim të lartë për qasjen dhe kontributin e Republikës së Kosovës, sidomos në evakuimin e refugjatëve afganë, dhe gatishmërinë për të trajnuar dhe pranuar refugjatë ukrainas në një situatë aspak të lehtë për Evropën dhe botën në përgjithësi që po përballet me një krizë ekonomike, e shumë më tepër humanitare përballë agresionit të pamëshirshëm rus.”, shkroi Mehaj./21Media

Back to top button