Ky test psikologjik do t’ju bëjë të zbuloni moshën tuaj mendore

Këndvështrimi juaj do të përcaktojë moshën tuaj mendore. Mosha mendore është mënyra se si e sheh botën, përmes syve të një fëmije të vogël apo përmes lenteve të dikujt më të madh.
Nëse keni parë fillimisht burrin e moshuar, do të thotë se jeni mjaft i pjekur në mendimet tuaja. Ju keni përjetuar ulje-ngritjet e botës dhe jeni rritur për ta parë atë ashtu siç është.
Ju keni pasur përvojat dhe njohuritë që ju kanë ndihmuar të zhvilloheni. Me kalimin e kohës jeni rritur si një shpirt i urtë, i qetë dhe i përulur.

Nëse e keni parë vajzën e re në iluzion, do të thotë se jeni ende fëmijë në zemër. Ju ende e shihni botën me kuriozitetin e një fëmije. Pavarësisht nga përvojat dhe problemet tuaja, ju nuk keni hequr dorë nga pafajësia juaj, që keni pasur që në fillim.
Është një cilësi e rrallë për tu patur, pasi shumica prej nesh priren të injorojnë “fëmijën” brenda nesh ndërsa rritemi. Megjithatë, ju e keni ruajtur këtë anë të bukur të personalitetit tuaj dhe ende gjeni gëzim në gjërat më të thjeshta në jetë.

Back to top button