Mehaj: Kërcënim për komunitetin serb janë grupet e dirigjuara nga Beogradi

Mehaj: Kërcënim për komunitetin serb janë grupet e dirigjuara nga Beogradi

Si ngritja e kapaciteteve ushtarake serbe në kufirin me Republikën e Kosovës, ashtu dhe vendimi i pjesëtarëve të komunitetit serb për largim nga institucionet e Kosovës janë veprime me tentim destabilizimin e vendit.. Kështu vlerëson ministri i Mbrotjës, Armend Mehaj.
Ai përmes një postimi në Facebook thotë se dënon një çasje të tillë që sipas tij qartazi është në kundërshtim me frymën e dialogut e po ashtu me realitetin e ri të Kosovës.
“Këto veprime janë pengesa e vetme që të arrihet një marrëveshje që do lejonte të dyja shtetet të ecin para për t’u integruar në Bashkimin Evropian.Ministria e Mbrojtjes ashtu si dhe organet e tjera të rendit, mbetet e përkushtuar për të garantuar sovranitetin e vendit si dhe mbrojtjen e jetës së gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës pa dallim etnie.”, shkroi Mehaj.
Ai tutje thotë i vetmi kërcënim për komunitetin serb janë individët dhe grupet kriminale serbe të dirigjuara nga Beogradi.”veprimtaria e të cilëve duhet ndalur sa më parë, dhe për këtë jemi në koordinim të vazhdueshëm me Policinë e Kosovës, si dhe me misionin e KFOR-it”
, tha ai.
Tutje Mehaj u bëri thirrje qytetarëve të komunitetit serb që të mos bien pre e propagandave tëtë orkestruara nga Beogradi.
“Prandaj, apelojmë të gjithë qytetarët e vendit e specifikisht qytetarët tanë të komunitetit serb, që të jenë vigjilent, të mos manipulohen dhe të mos bien pre e dezinformatave që janë pjesë e skenarëve të orkestruar pandërprerë nga Serbia dhe mekanizmat e saj të njohura e të praktikuara edhe në të kaluarën.Republika e Kosovës dhe institucionet e saj janë në shërbim të të gjithë qytetarëve, andaj angazhimi në to dhe respektimi i tyre është përgjegjësia jonë e përbashkët.” , përfundoi Mehaj./21Media

Back to top button