Mehaj: Kontributi i Turqisë, i rëndësishëm në perspektivën zhvillimore të FSK-së

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka thënë se kontributi i Republikës së Turqisë është shumë i rëndësishëm në perspektivën zhvillimore të FSK-së.
“Sot pata kënaqësinë që, së bashku me Gjeneral Cikaqin, ta pres në takim ambasadorin e Republikës së Turqisë në Kosovë, Çagri Sakar.  E falënderova Ambasadorin Sakar dhe i shpreha mirënjohjen dhe vlerësimin e lartë për Republikën e Turqisë, për ndihmën dhe mbështetjen e ofruar në ndërtimin, zhvillimin dhe avancimin e aftësive dhe kapaciteteve operacionale ushtarake të FSK-së”, shkroi Mehaj.
Mehaj tha se palët u pajtuan që bashkëpunimi të fuqizohet.
“Të dy u pajtuam që bashkëpunimi në nivel të ministrive të mbrojtjes dhe forcave tona të fuqizohet edhe më tej në funksion të paqes, sigurisë dhe stabilitetit rajonal e më gjerë”, përfundon shkrimi i Mehajt./21Media

Back to top button