Mehaj krenar me sukseset e xhudistëve

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka thënë se sukseset e Majlinda Kelmendit, Distria Krasniqit dhe Nora Gjakovës, janë modeli i përkryer për zbatimin e parimeve dhe praktikave luftarake të ushtarakëve tanë që do të standardizohen në modulet doktrinore.

”Kampionët tanë dhe gjithë Botës, rikonfirmohen më të mirët në Botë për vitin 2021 edhe nga Federata Ndërkombëtare e Xhudos.
Sukseset e Driton Kukës, Majlinda Kelmendit, Distria Krasniqit dhe Nora Gjakovës, janë modeli i përkryer për zbatimin e parimeve dhe praktikave luftarake të ushtarakëve tanë që do të standarizohen edhe në modulet tona doktrinore”, ka shkruar Mehaj në Facebook.
Mehaj në fund ka shkruar se për të fituar, gjithmonë duhet të bashkohen cilësitë e shpirtit, forcës, teknikës dhe aftësia për të marrë iniciativën.
Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi mbrëmë është zgjedhur xhudistja më e mirë në botë për vitin 2021.  Federata Ndërkombëtare e Xhudos(IJF) gjithashtu mbrëmë e shpalli edhe Driton Kukën si trajnerin më të mirë në botë për vitin 2021 në sportin e xhudos./21Media
 
Back to top button