Mehaj në Kroaci kërkon pranimin e Kosovës në Kartën e Adriatikut
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka udhëtuar në Kroaci me ftesë të homologut kroat Mario Banozic, për të marrë pjesë në takimin e ministrave të mbrojtjes në Takimin vjetor të Kartës së Adriatikut.
Atje Mehaj ka kërkuar që Kosova të pranohet në Kartën e Adriatikut me status të barabartë.
“Pjesëmarrja ime në këtë takim është mundësi e shkëlqyeshme për të prezentuar fuqishëm nevojën për pranimin e Kosovës me statusin e barabartë në këtë organizatë. Kërkesa ime bazohet në faktin e natyrshëm duke pasur parasysh se siguria dhe mbrojtja në mjedisin aktual të sigurisë rajonale nuk mund të arrihet e fragmentarizuar, por me qasje proaktive të të gjitha vendeve mbi konceptin e përgjithshëm të bashkëpunimit të ngushtë rajonal”, ka shkruar Mehaj në Facebook.
Tutje, minstri shtoi se Kosova është e gatshme dhe e përgatitur për të dhënë kontributin efektiv në kuadër të kësaj organizate dhe bashkimit të afërm me partnerët tjerë në NATO./21Media