Mehaj: Ngritja e kapaciteteve do të zhvillohet në bashkëpunim SHBA-në

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka përshëndetur projektligjin e Senatit Amerikan që parasheh bashkëpunimin e ngushtë mes Kosovës dhe SHBA-së në fushën ushtarake.
”Është për tu përshëndetur projektligji i Senatit Amerikan i cili parasheh bashkëpunimin e ngushtë mes Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në fushën ushtarake. Sipas këtij projektligji ushtria jonë së bashku do të angazhohen në trajnime dhe stërvitje të përbashkëta ushtarake të udhëhequra nga SHBA”, ka shkruar Mehaj.
Tutje Mehaj ka shkruar se ngritja e kapaciteteve, shkollimi, trajnimet, misionet dhe operacionet ushtrake, janë zhvilluar dhe do të zhvillohen gjithnjë në bashkëpunim dhe me mbështetje SHBA-të si partner strategjik./21Media