Mehaj: Përfundon me sukses trajnimi i FSK-së në qitje luftarake me mortaja

Ministri i Mbrojtes, Armend Mehaj ka thënë se FSK ka përfunduar me sukses trajnimin për qitje luftarake me mortaja.
Përmes Facebook-ut, Mehaj u shpreh se nën drejtimin e instruktorëve të forcave tokësore shqiptare, është realizuar me sukses ky trajnim i përbashkët.
“Në kuadër të bashkëpunimit dypalësh ushtarak në mes të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë dhe FSK-së, nën drejtimin e instruktorëve të forcave tokësore shqiptare, është realizuar me sukses trajnimi I përbashkët me realizimin e qitjeve luftarake me mortaja dhe xhenion luftarake, në poligonin kombëtar të Bizës. Shtohen kapacitetet tona të specializuara me armë të zjarrit indirekt për mbështetje të afërt me zjarr me kalibra dhe municione të ndryshme”, u shpreh Mehaj./21Media

Back to top button