Asnjë rast i ri me koronavirus në vend

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit nuk është shënuar asnjë rast i ri me Covid-19 në vend, ndërkaq janë bërë 469 testime.
Janë dhënë 25 doza të vaksinës kundër Covid-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.828.983 doza të vaksinës.
Deri më sot 823.036 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 102.721 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.
Sot janë shëruar 28 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.134.
Në total numri i rasteve aktive është 75./21Media

Back to top button