Kaloni te përmbajtja kryesore

Mehaj: Thellësisht i shqetësuar për pjesëtarët e KFOR-it të lënduar në veri

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, tha se është thellësisht i shqetësuar për pjesëtarët e lënduar të KFOR-it në veri të Kosovës.

Me anë të një postimi në llogarinë e tij në “Twitter”, ai shtoi se veprime të tilla nga grupe kriminale janë të papranueshme dhe minojnë përpjekjet për paqe.

“KFOR-i dhe Policia e Kosovës janë të përkushtuar për të garantuar siguri për të gjithë qytetarët! Ne qëndrojmë të bashkuar kundër dhunës dhe mbështesim përpjekjet për një Kosovë paqësore!”, tha Mehaj./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button