​Mehaj: Ushtarakët tanë kanë shpëtuar deri më tani katër persona

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka takuar stafin e lartë të Ministrisë së Mbrojtjes, rreth operacionit të kërkim-shpëtimit në Turqi.
“Aktualisht po operojmë me kontigjentin e specializuar të FSK-së në provincën Hatay, që është dhe rajoni më i prekur nga tërmeti shkatërrimtar”, ka shkruar Mehaj në Facebook.
Mehaj ka thënë se, ushtarakët tanë profesionistë në fushën e kërkim-shpërtimit kanë shpëtuar deri më tani katër persona, ndërsa po vazhdojnë kërkimet për të mbijetuar të mundshëm në rrënojat e ndërtesave, së bashku me ekipet turke dhe forcat e shteteve të tjera.
“Në takim me stafin e lartë të Ministrisë së Mbrojtjes, njoftova zyrtarët civil, këshilltarët bilateral dhe të Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s (NALT) rreth operacionit të kërkim-shpëtimit në Turqi.
Aktualisht po operojmë me kontigjentin e specializuar të FSK-së në provincën Hatay, që është dhe rajoni më i prekur nga tërmeti shkatërrimtar.
Ushtarakët tanë profesionistë në fushën e kërkim-shpërtimit kanë shpëtuar deri më tani katër persona, ndërsa po vazhdojnë kërkimet për të mbijetuar të mundshëm në rrënojat e ndërtesave, së bashku me ekipet turke dhe forcat e shteteve të tjera.
Urojmë që të ketë të tjerë të mbijetuar, ndërsa pjesëtarët tanë të vazhdojnë me vullnet e përkushtim kërkimin dhe shpëtimin e tyre”, ka thënë Mehaj.

Back to top button