Foto rrëqethëse: Reagimi i djalit pasi i shpëtohet nëna nga rrënojat

Foto të paharrueshme vijnë sot nga Turqia.
Edhe pse shanset për të gjetur dikë të gjallë po zvogëlohen ndjeshëm çdo orë, disa njerëz janë shpëtuar më shumë se shtatë ditë pas tërmetit të tmerrshëm.
Miray, një vajzë e vogël, u shpëtua në qytetin jugor të Turqisë, Adiyaman. Ajo u gjet e gjallë në rrënojat e godinës edhe 178 orë pas tërmetit. CNN Turk raportoi se vajza është gjashtë vjeç dhe se ekipet e shpëtimit janë afër nxjerrjes së motrës së saj më të madhe nga rrënojat.
Disa foto prekëse vijnë nga Hatay, provinca ku shpëtimtarët nxorën të gjallë një grua nga rrënojat e një pallati.
Ajo quhet Serap Donmez dhe bien në sy fotot e djalit të saj duke festuar gjetjen e nënës së tij.
Një tjetër grua, 70-vjeçarja Nuray Gurbuz, është gjetur e gjallë sot në Hatay, 178 orë pas tërmetit.

Back to top button