Mehaj vizitoi familjen e atdhetarit Nuhi Berisha me rastin e 38 vjetorit të rënies së tij

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka bërë të ditur se sot e ka vizituar familjen e veprimtarit dhe atdhetarit, Nuhi Berisha me rastin e 38 vjetorit të rënies së tij.
”Janë bërë 38 vjet nga rënia Nuhiut, në përleshje me forcat serbe, në natën ndërmjet 11 e 12 janarit të vitit 1984. Nuhiu ishte halë në sy për forcat paramilitare serbe, që nga mosha e re si student ai ishte revolucionar i cili do t’i shërbente Lëvizjes çlirimtare të shqiptarëve. Nuhi Berisha, kishte vizion të qartë, nivel të lartë organizativ, trimëri dhe guxim të jashtëzakonshëm për t’i dalë në ballë regjimit të atëhershëm. Me këto virtyte ai ishte e do të jetë shembulli ynë i përkryer, i kontributit dhe sakrificës për atdhe”, ka shkruar Mehaj në ‘Facebook’.
Mehaj tutje ka shkruar se do të udhëhiqen nga ideali dhe atdhedashuria të cilën Nuhiu me shokë e kanë mbjellur./21Media

Back to top button