Rame Lahaj pasi pati kontakt me Përparim Ramën, tregoi rezultatin e testit për COVID
Tenori kosovar, Rame Lahaj, ka rezultuar negativ pasi e ka bërë testin për COVID-19.
Lahaj është testuar pasi që të hënën ai ishte takur me kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama, ku ky i fundit ka bërë të ditur se sot është njoftuar se ka dalë pozitiv me COVID-19.
Tenori testin e realizuar e ka shpërndarë në ‘Instagram’.

Lahaj dhe Rama në takimin e djeshëm ishin dakorduar për rëndësinë e krijimit të infrastrukturës mëse të nevojshme për komunitetin artistik./21Media