Mehaj viziton familjen Ademaj që humbi dy anëtarë si pasojë e vërshimeve

Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj, ka vizituar familjen Ademaj pas humbjes së dy anëtarëve të saj, pas përmbytjeve në Pejë.

”Humbja tragjike e jetës së dy qytetarëve tanë për shkak të vërshimeve në komunën e Pejës, është lajm i rëndë dhe pikëllues për të gjithë ne. Sot ishim për ngushëllime në familjen e cila humbi dy më të dashurit e saj, jemi të prekur thellë nga kjo tragjedi që ka goditur secilin”, ka shkruar Mehaj.

Mehaj tha se Forca e Sigurisë së Kosovës ka qenë e gatshme të intervenojë.

“Njësitet tona të kërkim-shpëtimit që nga mbrëmë kanë qenë në terren për të ndihmuar në përballimin e situatës”, tha Mehaj.

Ai theksoi se së bashku edhe me ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqin dhe kryetarin e Pejës, Gazmend Muhaxherin, kanë dalur në terren për ta parë nga afër gjendjen.

“Falënderojmë të gjithë për punën dhe sidomos qytetarët të cilët i kanë dalur në ndihmë njëri-tjetrit, urojmë këtë situatë të kalojmë sa më shpejt, me sa më pak pasoja!”, tha numri një i Ministrisë së Mbrojtjes./21Media

Back to top button