Mel B thotë se u ndje e pafuqishme nga marrëdhënia e saj abuzive

Melanie Brown ka apeluar për më shumë mbështetje për viktimat e abuzimit në familje.
Brown u emërua MBE këtë vit për punën e saj me gratë.
“Unë nuk jam këtu sepse jam Mel B. Jam këtu sepse jam Melanie Brown MBE”, tha ajo.
Aktivistja tha se abuzimi në familje është shumë i pranishëm.
Ajo në ngjarje tha se ndoshta do të ishte njeriu i fundit që të tjerët prisnin ta shohin në atë konferencë.
Por, tha se ishte aty për të bërë thirrje për mbështetje përmes shërbimit shëndetësor dhe sistemit gjyqësor për viktimat e abuzimit në familje.
Brown pranoi se ishte në një marrëdhënie abuzive për një dekadë, por e mbajti sekret.
“Nuk mund të merrja telefonin as për të thirrur mamin, miqtë e mi.. nuk kisha akses në asgjë. Më lejoni t’u them se kur këta abuzues futen në ju, nuk ka rrugëdalje”, u shpreh ajo.
Ngjarja e organizuar nga Women’s Aid dhe Sun u quajt “Flisni kundër abuzimit në familje”.
Pas kësaj, Brown shkroi edhe në Tëitter ku tha se “ne duhet të flasim urgjentisht”, duke iu referuar rasteve të tilla të abuzimit në familje./21Media

Back to top button