Melanie C anulon koncertin në Poloni
Melanie C ka anuluar koncertin e paraparë për Vitin e Ri në Poloni.
Arsyeja pse ajo e ka anuluar koncertin besohet të jetë se ka kuptuar për disa çështje të cilat “nuk janë në përputhje me komunitetet që ajo i mbështet”.
Koncerti i saj ishte paraparë të mbahej në Zakopane të shtunën.
Vendimi i saj u vlerësua nga LGBTI+.
Autoritetet polake dhe organizatorët e këtij koncerti janë kritikuar gjerësisht vitet e fundit për qëndrimet e tyre ndaj LGBTI+.
“Në dritën e çështjeve që më janë sjellë, nuk përputhen me komunitetet që unë mbështes. Kam frikë se nuk do të performojë në Poloni ashtu siç ishte planifikuar”, u shpreh Mel.
Mel ka qenë gjithmonë mbështetëse e LGBTI+./21Media