Ngritet aktakuzë kundër 11 personave për krim të organizuar

Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK), ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër 11 të pandehurve për vepra penale që ndërlidhen me krimin e organizuar.
Të pandehurit M. Q dhe F. M, dyshohen se kanë kryer veprën penale “Blerja Posedimi, i dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, ndërsa i pandehuri M. Q, dyshohet se ka kryer veprën penale “Sulm ndaj personit zyrtar”.
I pandehuri Xh. Sh, dyshohet se ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, si dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”. Gjithashtu i pandehuri Xh. Sh. dyshohet se ka kryer veprën penale “Dhënia e ndihmës kryerësve, pas kryerjes së veprës penale”.
Të pandehurit: G. A, Gj. R, S. B, B. R dhe N. M. , dyshohen se kanë kryer veprën penale “Blerja Posedimi, dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve”, substancave psikotrope dhe analoge.
I pandehuri G. A, dyshohet se ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.
Të pandehurit V. P dhe F. A dyshohen se kanë kryer veprën penale “Blerja, posedimi, i dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.
Ndërkaq i pandehuri J. A dyshohet se ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.
Ky rast ishte i përzgjedhur si rast i shënjestruar në shënjestrimin e krimeve të rënda, si pjesë e përpjekjes për të prezantuar rezultate konkrete në fushën e mbizotërimit të ligjit.

Back to top button