Melihate Tërmkollit i vdiq nëna

Ish-deputetes së LDK-së, Melihate Tërmkollit, i ka vdekur nëna.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë ajo përmes një postimi në “Facebook”.
“Ah Nanë, shkove! Mu këput një copë zemër e zemrës tande Nanë! Vetëm ti mund të më doje e të më jepje forcë me tërë fuqinë që kishe, ndërsa unë mund të hyja edhe në zjarr për fjalën tande Nanë! Me fisnikëri na mësove njerëzinë, dinjitetin dhe dashurinë pa fund, për jetën, për familjen, për kombin! Përjetë mirënjohës dhe krenarë me jetën dhe kujtimin për Ty, Nana jonë e mirë!”, ka shkruar ajo./21Media

Back to top button