Edicioni i 52-të i FTF mbahet në shtator

Festivali teatrove – Ferizaj (FTF) ka ndryshuar datën e mbajtjes së tij. Këtë vit, edicioni i 52-të i FTF do të organizohet nga 10 deri 17 shtator në Teatrin Adriana.
Përgjatë shume viteve të mbajtjes së festivalit, në skenën e Teatrit të sotëm Adriana, kanë performuar mijëra artistë nga të gjitha moshat e profilet.
FTF konsiderohet si njëra nga ngjarjet më të rëndësishme teatrore në vend.
“FTF do të shënojë vitin e 52 të organizimit të tij dhe vit festivali do të organizohet si një event i institucionalizuar rishtazi dhe i ribrenduar në të gjithë imazhin e tij, por duke ruajtur e kultivuar traditën e organizimit e bashkëpunimin e jashtëzakonshëm me personalitetet që për shumë vite kanë kontribuar në këtë festival si dhe me shtëpinë e përhershme nikoqire – Teatrin Adriana”, thuhet në njoftim.
“Nga ky vit, FTF krahas organizimit kryesor të shfaqjeve konkuruese, do të organizoj në vazhdimsi punëtori e evente të tjera paralale si dhe një kategori të veçantë konkuruese, ate të studentëve”, thuhet më tej në njoftim.
Sipas organizatorëve të edicionit të 52-të, janë ftuar grupe të ndryshme muzikore, performues e DJ të cilët do të sjellin atmosferë të jashtëzakonshme në ndejat e Festivalit./21Media

Back to top button