Memli Krasniqi përsëri infektohet me Covid-19

 
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), Memli Krasniqi ka rezultuar pozitiv me koronavirus.
Krasniqi ka thënë se edhe pse e ka kaluar koronavirusin në vjeshtën e vitit 2020 dhe ka marrë dy doza të vaksinës më pas, ende pa kaluar gjashtë muaj nga vaksina e dytë, po përballet me infektimin e dytë nga koronavirusi.
Krasniqi ka thënë se ditëve në vijim do të vazhdojë izolimin dhe do të ndjek rekomandimet e IKSHPK-së.
“Dite më parë, familjarët e mi kanë rezultuar pozitiv me Covid-19. Pas ritestimit te trete, edhe une sot kam rezultuar pozitiv. Deri tash kam simptoma të lehta, njejte si Meliza dhe femijet. Ditëve ne vijim do të vazhdojë izolimin dhe do të ndjek rekomandimet e IKSHPK-së. Edhe pse e kam kaluar Covid-19 në vjeshtën e vitit 2020 dhe kam marrë dy doza të vaksinës më pas, ende pa kaluar 6 muaj nga vaksina e dytë, tash po përballem edhe me infektimin e dytë nga ky koronavirus”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.
Krasniqi u ka bërë thirrje qytetarëve për kujdes. “Duke ju uruar të gjithëve shëndet, ju ftoj që të kujdeseni për veten dhe njëri-tjetrin, tash kur jemi në valën e re të shpërndarjes së variantit Omicron të Covid-19”./21Media

Back to top button