Këto janë qytetet dhe grupmoshat që janë imunizuar më së shumti nga Covid-19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë informoi se numri total i vaksinave të administruara në Kosovë është 1 milion e 713 mijë e 147, numri i vaksinave të administruara sot ishte 4 mijë e 682, ndërsa numri i termineve të rezervuara për sot ishte 5 mijë e 909.
Sipas ministrisë, me dozën e parë janë vaksinuar 92 mijë e 169 persona, ndërsa me të dy dozat janë vaksinuar 795 mijë e 476 qytetarë, shkruan rtv21.tv
Ministria bëri të ditur se numri i dozave të treta të administruara është 2 mijë e 162, ndërsa numri i dozave përforcuese të administruara 30 mijë e 290.
Sipas të dhënave të MSh-së, më shumë janë imunizuar meshkujt në Kosovë sesa femrat.

Me dozën e parë të vaksinës kundër Covid-19 janë imunizuar 52% e qytetarëve, ndërsa me dozën e dytë 46%.

Sipas vendbanimeve, më së shumti janë imunizuar qytetarët e Prishtinës, pasuar nga ata të Prizrenit dhe të Ferizajt, ndërsa më së paku janë imunizuar nga komuna e Suharekës, shkruan rtv21.tv

Më së shumti janë imunizuar qytetarët nga mosha 20 deri në 40 vjeçare, ndërkaq më së paku janë imunizuar qytetarët mbi 80 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, sot informoi se gjatë 24 orëve të fundit nuk ka vdekur asnjë person që ka qenë i prekur me Covid-19, ndërsa janë shënuar edhe 585 raste pozitive me COVID-19./21Media

Back to top button