Mëngjesi i ftohtë, mesdita kryesisht me diell

Sot parashihet të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, në mëngjes parashihen ngrica , prandaj pjesëmarrësit në komunikacion duhet të kenë kujdes të shtuar.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri në -9 gradë Celsius, derisa maksimalet parashihet të lëvizin ndërmjet 3 dhe 6 gradë Celsius.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verillindjes./21Media