Mentor Haziri kritikon artistët: A e dini sa herë i keni dhunu ju verbalisht në tekstet e këngëve tuaja femrat shqiptare?

Këngëtari Mentor Haziri, sot ka kritikuar artistët, që sipas tij, kinse po solidarizohen me rastet e dhunimit të femrave shqiptare.
Haziri ka potencuar se në tekste të këngëve të atyre artistëve, femra është e nënçmuar, e përulur dhe e pavlerë.
“A e dini sa here i keni dhunu ju verbalisht ne tekstet e kengeve tuaja femrat shqiptare? Ne cdo tekst te atyre kengeve ajo eshte e nenqmume, e perulun dhe e pavlerë ! Mos shitni moral”, ka shkruar artisti në instagram.

Dhjetëra qytetarë janë mbledhur të mërkurën në Prishtinë për të shprehur revoltën e tyre ndaj dhunës seksuale. Shkas është bërë rasti i përdhunimit të një vajze 11-vjeçe, në një park të kryeqytetit. Në protestë janë parë edhe fytyra publike./21Media
|m1\-w|m3ga|m5

Back to top button